Flash

“Dëmi ekonomik në 7 vite 6,2 mld euro. Sëmundja e ekonomisë shqiptare rrjedh nga korrupsioni i qeverisë"

Lapsi.al 1 July 2020
“Dëmi ekonomik në 7 vite 6,2 mld euro. Sëmundja e

Jorida Tabaku ka reaguar mbi raportin e KLSH për dëmin ekonomik shkaktuar vendit në 8 vite. Duke iu referuar KLSH-së, Tabaku shkruan se plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro.

“Në cilindo raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin.

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur, rë rrënuar nga korrupsioni, që vret çdo ditë nga pak ekonominë tonë të përbashkët dhe ekonominë e çdo familje.” shkruan Tabaku në FB ndërsa shton se 'Ramavirusi' është përgjegjësi kryesor që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj.

Postimi i plotë:

Plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro-  konfirmimi këte here vjen nga  KLSH.

Janë 6.2 mld euro që mund të ishin përdorur për ekonominë, infrastrukturën, investime publike në shërbim të qytetarëve. Janë miliarda që vijnë nga taksat e qytetarëve, nga xhepat e tyre, djersa e ballit të tyre dhe që kanë shkuar për llogaritë personale të qeveritarëve dhe oligarkëve, përmes korrupsionit.

Në cilindo raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin.

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur, rë rrënuar nga korrupsioni, që vret çdo ditë nga pak ekonominë tonë të përbashkët dhe ekonominë e çdo familje.

Po na e thotë Transparency International, ku korrupsioni me 880 milionë euro në vit përkthehet 23 vende më poshtë në renditje.

Po na e thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, që nxjerr korrupsionin si një nga arsyet kryesore pse bizneset dështojnë në Shqipëri.

Çdo gjetje e Eurobarometrit flet për korrupsion të përhapur në Shqipëri, në dogana, në tatime, në shëndetësi, në hipoteka, kudo ka vetëm zhvatje të qytetarit sipas modelit të krijuar nga kreu i qeverisë.

RAMAVIRUSI është përgjegjësi kryesor që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj. Korrupsioni i ngritur në sistem dhe që jeton përmes tenderave dhe koncesioneve (madje deri tek marrja e një vendi pune) po mbyll masivisht biznese, po rrit frikshëm papunësinë, po largon të rinjtë dhe po mban peng Shqipërinë.

Pa larguar Ramën, këto probleme që i zhysin shqiptarët më thellë në varfëri nuk largohen! Na duhet ndryshim, që të mos na vjedhin edhe vitin tjetër milionë euro të tjera taksa, të mos na vjedhin një rrugë më të mirë, një shkollë më të mirë, një pagë më të mirë!

Të këshilluara

Koronavirusi/ 2 viktima të tjera në 24 orë

Në përditësimin e sotëm, ku u bënë me dije rastet e reja të infektimeve në vend, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë nga Cov...

10:55

45 raste të reja me koronavirus në vend

45 raste të reja janë zbuluar 24 orët e fundit me Covid 19 në vend. Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë. NJOFTIMI  Vijon të ketë shtrime të reja n...

10:51

Përplaset për vdekje i moshuari në Vlorë

Një këmbësor i moshuar u godit nga një makinë në Vlorë dhe mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë rrugës për në spital. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 kor...

09:19

Lëkundje tërmeti në vend

tërmet me magnitudë 3.9 ka rënë mëngjesin e sotëm në Vithkuq të Korçës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme material. Tërmeti, sipas IGJEUM, goditi në...

08:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI