Flash

Arben Malaj kundër Ramës: Ndalu sa nuk është vonë, rrugët me PPP do të prodhojnë krizë të rëndë

Lapsi.al 1 July 2020
Arben Malaj kundër Ramës: Ndalu sa nuk është vonë,

Ish-deputeti Arben Malaj reagon pas nismës së kryeministrit Rama për të ndërtuar rrugët në vend përmes koncesioneve.

Hapet gara 1.2 miliardë euro për Milot-Fierin, si e justifikon Rama PPP-në e radhës 

Malaj del kundër skemës së propozuar nga Rama që modernizimi i infrastrukturës të bëhet me me Partneritete Publike Private.

“Ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës së prapambetur të vendit tonë vetëm me 4P është modeli që do të prodhojë krizë të rëndë të borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo më vonë”,- thotë ai.

STATUSI 

Ky mentalitet qeverises mund ta mbysi vendin me borxhe. Modernizimi i infrastruktures se prapambetur shqiptare vetem me Partneritete Publike Private Preferenciale (4P), eshte model qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone . 4P te pa studjuara me pergjegjshmeri profesioane e ligjore dhe ky mentalitet qeverises mund ta mbysin vendin me borxhe. Te deshtosh te thithesh fonde nga donatoret dhe te krenohesh se do ndertosh me forcat e veta/ me taksat e shqiptareve infrastrukturen e vendit- eshte jo vetem nje deshtim por edhe nje risk i madh per nivelet e borxhit publik dhe barren e rende te tij. Konferenca e Berlinit qartesoj thelbin e projekteve qe do te mbeshteste, ato duhet te kishin nje impakt ekonomiko-social ne me shume se nje vend.

Korridori blu eshte nje projekt i tille dhe duhet te jete prioritare ne negociatat me BE- duke synuar qe nje pjese e investimeve te ishte grant/falas dhe nje pjese kredi mundesisht te buta qe do te vinin nga Banka Evropiane e investimeve (BEI) dhe nje pjese nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim(EBRD).

Rama duhet te qartesoj pse aftesia thithese e qeverise Rama e ketyre financimeve ne kuader te Berlinit rezulton me e dobet se e vendeve te tjera. E dyta po te shikojme ecurine e vendeve te varfera te Evropes, ato e kane ndertuar infrastrkturene tyre me financime te BE-se.

Eshte e vertete se jo te gjithe kane qene grante, por nje pjese e konsidrueshme kane qene falas dhe pjesa tjeter kredi e bute.

Kohet e fundit donatore te ndryshem kane shpreh shqetesime per projekte te vonuara ku risku i korrupsionit dhe kapjes se shtetit ka qene i larte dhe konkrete.

Shqiptaret nuk duhet te paguajne deshtimin e qeverise Rama.

FMN ka kerkuar qe te ndalet projektet me PPP se qeveria shqiptare nuk ka kapacitete profesionale per te bere analiza te thelluara per efektet e tyre pozitive apo per te identifikuar risqet potencial mbi stabilitetin e finacave publike.

Ndertimi dhe modernizimi i infrastruktures se prapambetur te vednit tone vetem me 4P eshte modeli qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone.

Arbeni

Të këshilluara

Koronavirusi/ 2 viktima të tjera në 24 orë

Në përditësimin e sotëm, ku u bënë me dije rastet e reja të infektimeve në vend, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë nga Cov...

10:55

45 raste të reja me koronavirus në vend

45 raste të reja janë zbuluar 24 orët e fundit me Covid 19 në vend. Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë. NJOFTIMI  Vijon të ketë shtrime të reja n...

10:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI