Flash

Del VIDEO/ Si u grabit posta në mes të Tiranës

Lapsi.al 25 June 2020
Del VIDEO/ Si u grabit posta në mes të Tiranës

Publikohen pamjet e kamerave të sigurisë që ka filmuar autorët e grabitjes se një poste private tek ish sheshi “Shqiponja”, ku u grabitën rreth 5 milionë lekë te reja. Siç shihet në video, autorët e kanë ruajtur postën rreth 30 minuta para se të ndërhynin me armë për ta grabitur.

Ata shfaqen në zonë në orën 21.18 minuta me një motor të zi. Njëri është i veshur me të zeza ndërsa tjetri ka pantallona të zbardhura. Gjatë gjithë kohës ata mbajnë skafandra në kokë për të fshehur imazhin e tyre. Një prej autorëve, që sipas policisë ishte i armatosur, mban edhe një çantë krahu ku më pas fut paratë e grabitura, shihet në pamjet e publikuara nga Neës24.

Pasi parkojnë pranë postës autorët zbresin nga motori dhe bëhen gati për të ndërhyrë, por në rrugë ka shumë lëvizje dhe pranë tyre afrohet një i ri i cili ka parkuar makinën në vendin ku autorët kishin qëndruar. Kjo bën që ata të largohen me shpejtësi nga zona për t’u rikthyer 2 minuta më pas.

Këtë lëvizje ata e kanë bërë për 30 minuta derisa në orën 21.50 kryen grabitjen. Pavarësisht se policia fill pas ngjarjes ushtroi kontrolle dhe ngriti postblloqe në shumë zona të kryeqytetit, autorët e kësaj ngjarje ende nuk janë kapur.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Një lëkundje e fortë tërmeti është ndierë para pak çastesh në Tiranë. Sipas qendrës evropiane të tërmeteve lëkundja ka pasur një magnitudë 3.3 të shkallës Ri...

10:01

Moti sjell surpriza këtë të enjte

Moti sot do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare ku nuk do të mungojnë rrebeshe shiu lokale në zonat malore. Era do të jetë me d...

08:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI