Flash

Koronavirusi i ka bërë njerëzit më gënjeshtarë

Lapsi.al 23 June 2020
Koronavirusi i ka bërë njerëzit më gënjeshtarë

Situata e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka detyruar njerëzit të thonë më shumë gënjeshtra. Gënjeshtra të thjeshta si: kam respektuar distancimin social gjatë gjithë kohës; kam respektuar të gjitha masat mbrojtëse; etj.

Sipas ekspertëve, një njeri gënjen mesatarisht 1-2 herë në ditë. Sidoqoftë kjo ishte para pandemisë. Të gënjyerit nuk është rritur domosdoshmërisht prej pandemisë, kjo situatë thjesht u ka dhënë njerëzve një fushë të re në të cilën kanë hapësirë për të gënjyer.

Gjithsesi gënjeshtra në një situatë të tillë është e kuptueshme. Njerëzit kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm, të cilin nuk kanë ditur ta menaxhojnë me gjakftohtësi gjatë gjithë kohës.

“Ndonjëherë në kohë stresuese, njerëzit kërkojnë përgjigje të thjeshta kundrejt pyetjeve komplekse. Kjo i lejon ata të ndihen sikur kanë kontrollin kur në të vërtetë nuk është ashtu.”- thotë për Cosmopolitan, psikiatristi Pavan Prasad.

Edhe pse këto gënjeshtra mund të duken të panevojshme në pamje të parë, psikoterapistja Jennifer Pepper shprehet: “Njerëzit gënjejnë kur duan të shmangin reagimin që e vërteta do të sjellë”.

Ajo që ekspertët sugjerojnë në këtë rast është të merrni frymë thellë dhe të lini jashtë anën emocionale. Pyeteni veten se pse po e bëni këtë gjë, për të cilën më pas ju duhet të gënjeni.

Mendoni nëse ka një zgjidhje alternative për të marrë të njëjtat ndjesi duke bërë diçka të cilën nuk keni nevojë ta fshihni më pas. /telegrafi

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI