Flash

PD: Marrëdhëniet BE-Shqipëri në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 vjetëve

Lapsi.al 22 June 2020
PD: Marrëdhëniet BE-Shqipëri në pikën më të

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu, duke komentuar diskutimin e fundit që po mbahet në Parlamentin Europian për Shqipërinë, komenton ndër të tjera se ‘Marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 vjetëve.’

‘Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri. Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”.

Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”. Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë.

Mos-ndjekja penale e krimit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian.

Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qevrisë”. Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike.’

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI