Flash

Rama e shikon me mosbesim votën e diasporës: Ka probleme të shumta, proces që do kohë

Lapsi.al 22 June 2020
Rama e shikon me mosbesim votën e diasporës: Ka probleme të

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim onlin me Këshillin Koordinues të Diasporës dhe ka diskutuar për votën e emigrnatëve. Në fjalën e tij Rama u shpreh se situata është shumë e nderlikuar, pasi procvesi ka nisur shumë vonë. Kryeministri u shpreh se po diskutohet mundësia e votimit me postë, pasi mënyra e votimit në ambasada është rrëzuar pasi nuk është parë si shumë efektive.

“Nëse do kishim pasur një debat në një kohë më të arsyeshme do të kishim më shumë mundësi për zgjedhjen e shqiptarëve që janë jashtë. Duke qenë se procesi ka qenë shumë i ngatërruar dhe ulja në tryezë është bërë me një vonesë të jashtëzakonshme dhe është bërë në kushte shumë specifike, atëherë optimizmi për realizimin e këtij premtimi është më i vogël se çdo ishte normalisht.

Nga ana tjetër ministri i Diasporës është marrë për një kohë të gjatë me metodat e votimit të atyre që jetojnë jashtë, ne e kemi përjashtuar votimin në ambasa dhe konsullata, pasi do ishte një arsye kontestimi, por është më i vështirë nga lëvizshmëria, pasi shumë janë larg këtyre institucioneve. Duke përjashtuar këtë kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë. Por sërish ka probleme të shumta që kanë të bëjnë me regjistrimin. Ky është një proces që do kohë, ne kemi ecur nga pikëpamje e kuadrit ligjor, por jemi në këto kushte sot: Opozita në Kuvend e ka një kërkesë shumë insistuese dhe ne e kemi objektiv tonin dhe jemi duke punuar çdo ditë”, u shpreh ndër të tjera kreu i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI