Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Biologu Et’hem Ruka: Pse po përkeqësohet pandemia në Shqipëri

Lapsi.al 22 June 2020
Biologu Et’hem Ruka: Pse po përkeqësohet pandemia në

Biologu Et’hem Ruka në një shkrim për situatën e COVID-19, shkruan se pandemia po përkeqësohet edhe pse duket se njerëzit i janë kthyer jetës normale. Në një reagim në rrjetet sociale, Ruka shkruan se numri i të shtruarve në spital është 82, që është i njëjtë me situatën në muajin prill kur u arrit piku. Më tej ai shkruan se tashmë po vjen një valë e dytë e COVID-19, të cilën e parashikon më të fortë se e para dhe nuk dihet se kur do arrijë piku.

“22 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE. Situata e pandemise ne vendin tone po vjen duke e perkeqesuar, nderkohe qe njerzit i jane kthyer jetes normale dho jo te gjithe zbatojne rregulat e rekomanduar nga mjeket. Sot pershembull, numri i te shtruarve ne spital arriti ne 82 paciente. Ky numer te shtruarish u shenua vetem me daten 2 prill. Sic shihet nga grafiku vijezor, piku i pare i shtrimeve u shenua ne fillim te prillit. Tani kemi nje vale te dyte te cilen nuk e dime se kur do ta arrije pikun, por me shume gjasa do te jete shume me e rende se e para.

Po ashtu numri i individeve pozitiv arriti 792 te cilet perbejne edhe arsenalin e infektimit te individeve te shendoshe. Ne realitet ky numur duhet te jete edhe me i madh se kaq. Ky eshte numri me i larte i shenuar qe nga fillimi i pandemise. Kam konstatuar se informacionet per covidin nuk ngjallin me interes, megjithate une do vazhdoj t’i informoj miqte e mi virtuale ne Fb. Te gjitha te dhenat mbeshteten vetem ne rezultatet e komunikuara zyrtarisht nga Ministria e Shendetesise”, - shkruan Ruka. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI