Flash

Mjeku Sallabanda: Me shumë të infektuar ditorë në Shqipëri se në Spanjë

Lapsi.al 17 June 2020
Mjeku Sallabanda: Me shumë të infektuar ditorë në

Në një intervistë për “Byro Politike”, mjeku Kita Sallabanda nga Madridi foli për situatën e Covid-19, teka ditët e fundit është rritur numri i rasteve të reja.

Mirëpo, përpos kësaj mjeku thekson se rikthimi në karantinë nuk është rruga e duhur. Sipas tij nëse izolohemi sërish do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë.

“Unë mendoj se nuk është kjo rruga. Ne vuajtëm. Ekonomia spanjolle ka rënë deri në 10%. Nuk ka ndodhur në historinë e Spanjës. Për mua rruga është mbajtja e masave individuale të higjienës. Nëse futemi sërish në karantinë do të kemi dëme ekonomike të papara”, shprehet mjeku.

Më tej, Sallabanda thekson se e çuditshme në Shqipëri është fakti se numri i rasteve të reja ditën e djeshme ishte më i lartë se në Spanjë, ndonëse kemi një numër shumë më të vogël popullsie. Mjeku shton se qytetarët kanë filluar të çlirohen, mirëpo duhet të tregohet kujdes. Po ashtu ai u ka tërhequr vëmendjen edhe mjekëve në Shqipëri të cilët nuk përdorin masa mbrojtëse.

“E çuditshme në Shqipëri është se ju keni 1/3 e të sëmurëve në Spanjë. Ju kishit dje dyfishin e të infektuarve se në Spanjë. Unë mendoj se njerëzit kanë filluar të çlirohen nga frika. Edhe mjekët nuk mund të lëvizin pa maska, është e patoleruershme”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI