Flash

Juventus bën plane të fshehta me Psg: problemi është Pjanic

Lapsi.al 5 June 2020
Juventus bën plane të fshehta me Psg: problemi është Pjanic

Që Maurizio Sarri kërkon një lider të mesfushës për Juventus kjo tashmë është e qartë për të gjithë, ashtu si edhe fakti që nuk e konsideron Miralem Pjanic një element të përshtatshëm për atë rol. Objektivi numër një, Jorginho, duket gjithnjë e më larg. Një pistë alternative, shumë e pëlqyer nga tekniku bardhezi, është ajo që të con tek Paredes e, duke parë se Psg është i interesuar për Pjanic, janë të gjitha shanset për të kryer shkëmbimin. Pengesa është dëshira e vetme që ka boshnjaku, e konfirmuar edhe nga stafi i tij: të shkojë tek Barcelona.

Kanë bërë xhiron e botës deklaratat e dhëna nga Adis Junuzovic, një mik i Pjanic (edhe pse mes tyre ka patur divergjenca në të shkuarën) në lidhje me vullnetin e mesfushorit bardhezi për tu transferuar në Spanjë: “Të luajë tek Barcellona ka qenë gjithnjë ëndërra e tij. Nuk humb asnjë ndeshje të Barça sepse është i dashuruara me stilin e tyre të mrekullueshëm të lojës e filozofinë e klubit. Mire ka një nivel të tillë që mund të luajë në cdo klub të planetit. Në Itali ka bërë një rrugë fantastike e tani e di se mund të luajë në klubet më të mira të Europës".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI