Flash

"Ai rast kur Mourinho e bëri Ronaldon të qajë": Modric kujton gati-rrahjen mes tyre

Lapsi.al 5 June 2020
"Ai rast kur Mourinho e bëri Ronaldon të qajë": Modric

Në autobiografinë në dalje ('Sipas mënyrës sime'), Luka Modric ka treguar disa episode, në vecanti një përplasje verbale mes José Mourinho e Cristiano Ronaldo që gati përfundoi në rrahje. "Po fitonim në Kupën e Mbretit 2-0, por Ronaldo nuk e ndoqi mbrojtësin kundërshtar në një aksion të tyre në krah. E pashë José të tërbuar me Cristianon e të dy patën një debat të gjatë - ka shpjeguar mesfushori kroat -. E pranoj se ai reagim nga ana e trajnerit më befasoi. Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes në pushim e pashë Ronaldon gati në lot nga nervat... ‘Bëj më të mirën e ai vazhdon të më kritikojë’ thoshte. Kur Mourinho hyri e vazhdoi ta sulmonte, gati shpërtheu një rrahje që vetëm ndërhyrja e shokëve e evitoi".

Modric ka kujtuar në rrëfimin e tij autobiografik edhe sfidën Real-Juve në prill 2018, që u fut në histori për penalltinë në shtesë (faull i Benatia ndaj Lucas Vazquez) që i kushtoi eleminimin bardhezinjve dhe provokòi protestat e forta të Gigi Buffon kundër arbitrit Oliver: "Kur në mes është Real Madrid protestat janë gjithnjë të amplifikuara. E vërteta është se ajo penallti ishte e pastër dhemë krijoi mërzi kur pashë Buffon të reagonte në një mënyrë të tillë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI