Flash

Premier League aprovon rregullat e reja: 5 zëvendësime me 9 lojtarë në pankinë

Lapsi.al 4 June 2020
Premier League aprovon rregullat e reja: 5 zëvendësime me 9

Pesë zëvendësimet po rezultojnë një ide e gjetur për të shmangur sa më shumë dëmtimet, që gjithnjë e më tepër po shfaqen në rifillimin e futbollit pas gati tre mujash inaktivitet. E këtë sistem të sugjeruar nga UEFA ka ndërmend ta aprovojë edhe Premier League, që do ti besojë pesë zëvendësimeve për rifillimin e kampionatit të parashikuar për në 17 qershor pas stopit për Koronavirus. Ndryshimet do të bëhen në tre pauza gjatë lojës, pa llogaritur atë të pushimit mes pjesëve.

Klubet kanë vendosur gjithashtu të shtojnë njëkohësisht edhe numrin e zëvendësuesve që ulen në pankinë nga shtatë në nëntë. "Për pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, numri i zëvendësimeve të lejuara gjatë një ndeshje do të rritet nga 3 në 5", lexohet në komunikatën për shtyp.

Kjo masë, shkruhet në vendim "është konform modifikimeve provizore të rregullave të caktuara (International Board) në muajin e kaluar". Kampionati anglez do të rifillojë në 17 qershor e janë 92 ndeshjet që do të zhvillohen për të cuar në fund sezonin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI