Flash

Cristiano Ronaldo përmirëson sprintin: e ndihmojnë 'takat' e një sporti tjetër

Lapsi.al 4 June 2020
Cristiano Ronaldo përmirëson sprintin: e ndihmojnë

Cristiano Ronaldo mezi pret të kthehet në fushë e nuk i lë asgjë rastësisë, si e ka zakon në fakt, për tu prezantuar në rifillimin e Serie A në formë e i kthjellët e, nëse është e mundur, më i mirë akoma se përpara ndërprerjes. Portugezi në ditët e fundit është duke testuar taka të reja për atletet, që mund ta ndihmojnë në start. Bëhet fjalë për "thumba" të versioni rugby, që do ti garantonin CR7 një impakt më të mirë me terrenin.

Nuk është se është dicka e paprecedentë, sepse në Ligue 1 , sulmuesi i Montpellier, Andy Delort, është duke i përdorur. E jo rastësisht në 19 shkurt ai ka vendosur rekordin e shpejtësisë shpërthyese në kampionatin francez me 36,8 km/h. Mjaftueshëm për të bindur CR7 të provojë takat e reja, që mund ta ndihmojnë të shfrytëzojë më mirë akoma sprintin e tij. Në fund të fundit, janë detajet ato që bëjnë diferencën.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI