Flash

Partizani i shtati, Sormani vazhdon avazin: "Luajtëm më mirë, meritonim fitoren"

Lapsi.al 3 June 2020
Partizani i shtati, Sormani vazhdon avazin: "Luajtëm më

"Nuk është çështje fati, pasi përsa i përket paraqitjes mendoj se ne meritonim fitoren". Kështu Adolfo Sormani, tekniku i Partizanit, vazhdon të justifikojë përfaqësimet e skuadrës së tij, që ndërkohë që sipas italianit luan mirë, ka zbritur në vendin e shtatë dhe rrezikon të përfundojë në zonën playout të renditjes, duke qenë se Bylis i vendit të tetë është vetëm dy distanca larg: "Nëse kjo ndodh disa herë, atëherë nuk është çështje fati. Kemi pasur 3-4 raste për të shënuar, të cilat duhet ti kthenim në gola. Sigurisht në momentin e parë, që jemi vënë në vështirësi e kishim të vështirë ta merrnim veten dhe pësuam të dytin. Është e vështirë ta japësh shpjegimin si ndodhi kjo. Paraqitja ka qenë e mirë, i kemi lënë shumë pak kundërshtarit" ka komentuar tekniku i të kuqve.

Humbja në shtëpi 1-2 përballë Skënderbeut ka treguar edhe njëherë limitet e një skuadre që është e paaftë të reagojë sidomos pas pësimin të golit. E përsëri, Sormani është i cuditshëm në analizën që bën pas ndeshjes: "Cilësitë e skuadrës? Mund të thuash gjithçka për skuadrën, por ne kemi arritur të krijojmë lojë. Vazhdoj të them se kemi bërë paraqitje shumë të mira, por mungon vetëm rezultati”, përfundoi Sormani.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI