Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Sainz paralajmëron Leclerc: "Nuk kam firmosur për Ferrarin, që të jem pilot i dytë"

Lapsi.al 3 June 2020
Sainz paralajmëron Leclerc: "Nuk kam firmosur për Ferrarin,

"Nuk kam firmosur asgjë që të më përcaktojë pozicionin e pilotit të dytë. Në kontratën time me Ferrari është shkruar, si në të gjithë ato që kamë nënshkruar, se skuadra është mbi pilotin, por nuk ka asgjë në lidhje me 'të dytë' apo mbështetës për dikë tjetër. Ajo që di është se do jap gjithcka për Ferrarin". I intervistuar nga Radio Marca, ferraristi i ri Carlos Sainz jr, që me skuderinë italiane do të garojë nga 2021, sqaron se nuk ndihet 'i dytë' i Charles Leclerc, e se dëshiron të luajë shanset e tij.

"Tek Ferrari do jap gjithcka që kam për të tentuar të fitoj - thotë spanjolli - e për mua është njëlloj ngjyra e makinës, në kuptimin që e trajtoj cdo koleg timin në të njëjtën mënyrë e për mua janë të gjithë rivalë. Nëse pastaj do të jetë një situatë e komplikuar, të jeni të sigurtë se do të marr vendimin e duhur". Sainz, që në këtë sezon, ende i panisur për shkak të pandemisë, do të vazhdojë të jetë pjesë e McLaren, mezi pret të kthehet në pistë: "Mbetet edhe një muaj e unë mezi po pres. Kam një dëshirë aq të madhe të garoj sa më vjen dëshira të qandroj tek simulatori, gjë që zakonisht nuk më pëlqen. Kështu, imagjinoni sa shumë dua të matem në pistë. Dua të shkoj në Austri - shtoi ai - të përgatitem për garën e të ndjej presionin që rritet".

Në fund një tjetër batutë për kontratën me Ferrarin."Më dërguan vetëm atë e mund ta imagjinoni buzëqeshjen që kisha kur firmosa - tha Sainz -. Nuk e pashë nëse kishte klauzolë për ulje në rast se blija një Ferrari. Të shohim, do flas për këtë kur të jem në Maranello".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI