Flash

Igli Tare tregon merkaton e futbollit post-Covid: "Duhet shumë fantazi, por do mësohemi"

Lapsi.al 2 June 2020
Igli Tare tregon merkaton e futbollit post-Covid: "Duhet shumë

Si do të jetë dritarja e parë e merkatos së futbollit post- emergjencës Koronavirus? Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, ka folur për këtë fakt në mikrofonët e Sky Sport: "Mendoj se për të gjithë do të ndryshojë shumë sepse ndodhi dicka që ndodh një herë në jetë e për pasojë duhet të mësohemi. Duhet shumë fantazi, por sidomos qartësi për të vazhduar të projektosh të tashmen, por edhe të ardhmen".

E në shtëpinë e Lazio siguritë nuk mungojnë, duke filluar nga tekniku, Simone Inzaghi, kontrata e të cilit do të rinovohet: "Për ne është prioritet: puna e tij është në sytë e të gjithëve. Lidhja e tij me këtë shoqëri shkon përtej dickaje normale, ai është historia e kësaj shoqërie sepse ka më shumë se 20 vjet që është brenda saj e askush nuk e ndjen më shumë këtë fanellë se ai". Me të blinduar Inzaghi, shqiptari ka sqaruar situatën e golashënuesit të kampionatit, Ciro Immobile: "Immobile nuk është kontaktuar kurrë apo kërkuar nga ana e Napoli edhe sepse Immobile është Lazio e Lazio është Immobile. Është një lidhje e fortë e mendoj se do të qendrojë për shumë vite".

Dicka më e paqartë është situate e yjeve të formacionit si Luis Alberto e Milinkovic-Savic, për të cilët Tare nuk ka ndërmend të ulë cmimin: "Mendoj se për lojtarët e nivelit të lartë cmimet nuk do të ulen. Ndoshta mund të ndryshojë dicka për lojtarët e tjerë. E sigurtë është se ne nuk kemi nevojë të shesim në këtë moment", shtoi përsëri Tare, që nuk është se e ka hedhur plotësisht poshtë mundësinë e një largimi të mesfushorit serb: "Raporti i djaloshit me vendin, qytetin e Lazios nuk do të vdesë kurrë sepse është një lidhje e fortë, e rritur në vite. Nga ana tjetër, duke parë situatën, dëshirat, të gjitha gjërat për të cilat folëm: cdo situatë do të vlerësohet në momentin më të përshtatshëm pa asnjë presion e mbi të gjitha për të mirën e palëve. Vlerësimi? Unë nuk jam i aftë për këtë, por është lojtar i nivelit të lartë".

Tare ka folur për shitjet e mundshme, por edhe për blerjet për të ardhmen: "Së shpejti do të bëhet zyrtarizimi i blerjes së Escalante nga Eibar – deklaroi ai – Është një lojtar që në këtë skuadër do të duhet shumë sepse ka eksperiencë e karakteristikat e duhura për tu përfshirë në organikën tonë". Kualifikimi në Champions mund të ndryshojë strategjitë e Lazios: "Nuk është cështje sa paguan një lojtar: për mua janë vendimtare disa karakteristika, sidomos kur ato i duhen skuadrës. Një shembull është Caicedo që u ble për kualitetin e tij: ne nga fillimi ishim të bindur se do të ishte një blerje e madhe. Një blerje duhet të ketë një kuptim, e rëndësishme është të kesh një skuadër kompetitive, që mund të luajë në 2-3 fronte".

Rreth 6 muaj më parë për shqiptarin thirrja e Milan rrezikoi të prishte ekuilibrat: "Kam patur një kontakt, tani është e ditur, me Milan vitin e kaluar. Në nivel afeksioni, që i vogël, nuk e kam fshehur kurrë simpatinë për Milanin e Van Basten, Gullit, Rijkaard: jam rritur me mitin e Milan të Sacchi, por pastaj, kur vjen koha të bësh një zgjedhje, Lazio është Lazio e ka një rol thelbësor në zemrën time. Mund të them se ndihem lacial sepse kjo lidhje shkon përtej anës profesionale. Është një krijesë që e kemi ndërtuar në vite, e kur shoh frytet e kësaj pune lidhja bëhet edhe më e fortë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI