Flash

Flinin në kartonë e nuk kishin të hanin: Keita strehon 90 punëtorë sezonalë

Lapsi.al 2 June 2020
Flinin në kartonë e nuk kishin të hanin: Keita strehon 90

Keita Baldé nuk pret të shohë, por futet në veprim. Pasi kishte denoncuar vështirësitë për të gjetur strehë për 200 punëtorët senegalezë në Lleida, në Spanjë, përballë refuzimit nga ana e hoteleve të kontaktuara, sulmuesi i Monaco ka kaluar në aksion. E, gjatë një lidhje direkte në Instagram, ai ka bërë të ditur se ka marrë me qera një strakturë të tërë për të mirëpritur 90 punëtorë sezonalë, që jetonin nëpër rrugë e kishin vështirësi edhe të gjenin ushqim.

"Jam ofruar vullnetarisht për ti ndihmuar, duke qenë se nuk kishin absolutisht asgjë e flinin në kartona. Nuk jam këtu për të luftuar një betejë morale, sociale, race apo ngjyre. I kam dërguar paratë e nevojshme në mënyrë që të kenë një cati nën të cilën të mund të flenë, të hanë e të kenë veshje të pastra".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI