Flash

Rasti Rrahmani në vëmendjen e shoqatës së menaxherëve: "Lojtarët në skadencë mund të refuzojnë të luajnë"

Lapsi.al 3 June 2020
Rasti Rrahmani në vëmendjen e shoqatës së menaxherëve:

Janë vendosur datat e oraret e rifillimit, por ka ende një kërcënim mbi futbollin italian: futbollistët në skadencë kontrate. "Në këtë moment cilido në skadencë në 30 qershor mund të thotë mirupafshim. Federata duhet të ndërhyjë në zgjatjen e kontratave, por deri tani vetëm fjalë. Lojtarët si Callejon në teori mund të refuzojnë të luajnë përtej skadencës së kontratës së tyre", ka thënë Beppe Galli, presidenti i Shoqatës së menaxherëve.

Për sa i përket rasteve të Petagna apo korovarit Rrahmani, që janë blerë tashmë nga Napoli, por ende tek Spal e Verona, ka një kusht që nuk ndihmon askënd: "Blerjet e reja mund të bashkohen me skuadrën, por nuk mund të zbresin në fushë. Të paktën deri në përfundim të kampionatit 2019/20. Ndërhyrja e Federatës është vendimtare". Kjo në fakt sepse lojtarët do ti prishnin punë klubeve aktuale dhe nuk do të ndihmonin dot klubet e tyre të rinj.

Në lidhje me zgjatjen provizore të kontratës, ai është shprehur. "Ne menaxherët kemi bërë kërkesa të ndryshme e po presim një takim me Federatën. Deri tani zero përgjigje, kanë folur të gjithë, ndërsa menaxherët nuk janë pyetrur kurrë. Lojtari mbrohet nga menaxheri, jo nga personazhe të tjerë, kështu që Federata duhet të ketë kujdes në këtë drejtim".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI