Flash

"Kush nuk respekton protokollin, përjashtohet nga kampionati": kërcënimi i FIGC trondit klubet

Lapsi.al 4 June 2020
"Kush nuk respekton protokollin, përjashtohet nga kampionati":

Në Serie A vazhdojnë kontrollet nga ana e inspektorëve të Prokurorisë së Federatës italiane të Futbollit (Figc), të thirrur në cështje për të diktuar respektimin e protokollit Covid-19 nga ana e të gjithë klubeve. Juve e Samp janë të fundit në rang kohor. Deri tani nuk kanë dalë thyerje të vecanta, por të gjithë duket se janë dakord mbi rëndësinë e situatës. Edhe për këtë, në mbledhjen post Komitetit të Presidencës së Figc, është shfaqur një protestë, që do të diskutohet në Këshillin federal të hënën.

Në thelb idea është, kush nuk respekton protokollin, do të përjashtohet nga kampionati. Pa asnjë justifikim. Një sanksion i rëndë, që pas pak ditësh mund të bëhet 'ligj'. Ky paralajmërim është vetëm konfirmimi se si bota e futbollit nuk dëshiron të kalojë rrezikun të jetë e detyruar të ndalojë përsëri sezonin përpara përfundimit për fajin e ndonjë "dinaku".

Ndërkohë, është parashikuar një takim i shkurtër mes Gabriele Gravina e Qeverisë, në vecanti me ministrin e Shëndetit, Roberto Speranza, për të diskutuar nyjen e karantinës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI