Flash

Gattuso i fortë edhe në dhimbje: në fillim stërvitja, pastaj funerali i së motrës

Lapsi.al 5 June 2020
Gattuso i fortë edhe në dhimbje: në fillim stërvitja, pastaj

Rino Gattuso është në zi për humbjen e parakohshme të të motrës Francesca, por nuk heq dorë nga Napoli. I kthyer dje nga Gallarate, ku po mbahet ceremonia mortore, tekniku - sipas asaj që bën Repubblica - është përfshirë nga ngrohtësia e lojtarëve të tij, mes të cilëve Koulibaly, Milik e Younes, të parët që i kanë shprehur ngushëllimet nga pranë. Paraditen e sotme Gattuso drejtoi stërvitjen dhe më pas është nisur për në Corigliano, vendin e tij të origjinës, për funeralin e 37 vjecares.

Edhe lojtarët e tij kanë dashur të marrin pjesë në ceremoninë mortore, por për shkak të protokollit rigoroz sanitar janë detyruar të heqin dorë nga dëshira e tyre. Lojtarët në fakt janë ndjerë edhe të përfshirë në këtë rast, në kohën kur lajmi për humbjen e së motrës, e sëmurë prej kohësh, Gattuso e ka marrë në mes të stërvitjes së të martës.

Ringhio e la skuadrën në dorë të krahut të tij të djathtë Gigi Riccio ("Vraponi. Forca, mos ndaloni. Tekniku do këtë gjë nga ne" kanë qenë fjalët e drejtuara për Hysaj e të tjerët") e bashkë me gruan u nis për në spitalin Busto Arsizio, përpara se të kthehej në Gallarate.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI