Flash

Drekë me distancim social: ja si ruan protokollin Inter në Appiano

Lapsi.al 5 June 2020
Drekë me distancim social: ja si ruan protokollin Inter në Appiano
Të gjithë në tavolinë. Drekë grupi në Appiano Gentile në respektim të plotë të normave anti-infektim nga Covid-19, por që pavarësisht distancimit nuk i ka shuar buzqeshjen zikaltërve. Me një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Inter provon të tregojë normalitetin e tij në vigjilje të rifillimit të kampionatit. Lojtarë e anëtarë të stafit teknik zikaltër kanë drekuar së bashku në fund të stërvitjes për herë të parë në qendrën sportive që nga fillimi i stërvitjeve. Të gjithë të ulur në distancë sigurie, përfshirë zëvendëspresidentin Javier Zanetti. Në foto duket që nuk kanë munguar Andrea Ranocchia, Alessandro Bastoni, Christian Eriksen e Marcelo Brozovic. Të gjithë të buzëqeshur, si dëshmon edhe dedikimi që shoqëron foton në faqen zyrtare në Instagram të Inter. "Distancim social me një buzëqeshje - shkruhet në tekst -. Dreka e parë së bashku për zikaltrit në linjë me të gjitha normat e rregulloret në Appiano. Jemi gati për të rifilluar".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI