Flash

Nuk do ti rinovonin kontratën: Jonuz ikën sapo i përfundon, lë në baltë Vllazninë

Lapsi.al 5 June 2020
Nuk do ti rinovonin kontratën: Jonuz ikën sapo i përfundon,

Dicka luhej në prapaskenë tek Vllaznia, problemi i vetëm është se Mirsad Jonuz e kuptoi, duke bërë gati valixhet befasisht, e duke e lënë tashmë në vështirësi skuadrën shkodrane. Kuqeblutë e gjejnë veten pa trajner, në pikën delikate të sezonit, ku rrezikojnë të precipitojnë shpejt në zonën e playout. Sipas asaj që filtron nga brenda klubit, drejtuesit shkodranë nuk kishin ndërmend ta rinovonin kontratën me teknikun, që sapo e kuptoi tendencën e bëri kontratën të vlente: praktikisht ajo përfundonte në 31 maj dhe Jonuz u ndje i lirë të shkëpuste mardhëniet.

"Unë kam njoftuar zyrtarisht klubin se më ka përfunduar kontrata më 31 maj. Pas ndeshjes me Flamurtarin, ku ne fituam me rezultatin 3-1 vendosa që të largohem. Kam bërë më të mirën time aty dhe shpresoj të jenë të kënaqur me punën time, por nuk mundesha më. Sinqerisht nuk mundesha më”, ka thënë Mirsad Jonuz për Panorama Sport. Një ikje që në fakt e ka kapur në befasi Vllazninë, duke qenë se në Shkodër e prisnin të mbërrinte nesër nga Maqedonia për të drejtuar më pas skuadrën në sfidën me Lacin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI