Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Ausilio zbulon merkaton e Inter me detaje: nuk është ajo që shpresonin tifozët zikaltër

Lapsi.al 29 May 2020
Ausilio zbulon merkaton e Inter me detaje: nuk është ajo që

Reparti i avancuar i Inter rifillon nga Lukaku, Lautaro, Sanchez e Esposito e, për të ardhmen do të vazhdojë të besojë tek ata. Megjithatë ky konstatim vlen deri në momentin kur Barcellona nuk vendos të paguajë klauzolën për Martinez, sepse në këtë rast, vetëm në këtë rast do të kërkohet një zëvendësues. Në fakt edhe një tjetër pistë nuk është krejtësisht në duart e zikaltërve: nevojitet një akord me United për Alexis, përndryshe do të vlerësohen opsione të tjera. Icardi, ndërkohë, do të qendrojë në Francë tek Psg, ndërsa për Perisic e Nainggolan situata është më fluide: për kroatin po flitet me Bayern, belgu do të kthehet në Appiano e do të vlerësohet direkt nga Conte.

E gjitha kjo gjen konfirmimin në fjalët e drejtorit sportiv zikaltër Piero Ausilio që, në një intervistë për Sky, ka folur edhe për zëvendësuesit e mundshëm: Cavani për momentin nuk është një mundësi (si Vidal, duke parë situatën e Nainggolan), Werner një lojtar që pëlqehet por që është i pamundur për tu arritur, Cunha është një profil shumë interesant për tu ndjekur. Ekzaktësisht si Tonali, mesfushor me vlerë absolute e i prespektivës. E këtyre emrave do ti shtohet Adolfo Gaich, sulmuesi argjentinas 21 vjecar i San Lorenzo, fizik potent, teknikë ende për tu përcaktuar, por një lojtar me prespektivë në këtë krizë ekonomike për klubet.

"Kushtet tashmë do të kishin skaduar për shkak të opsioneve - tha drejtuesi zikaltër - por kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Perisiç dhe stafin e tij dhe me vetë Bayernin, kështu që ne kemi vendosur që do të flasim për këtë më vonë. Nainggolan me siguri do të kthehet tek Inter, atëherë ne do të vlerësojmë se çfarë të bëjmë së bashku me lojtarin dhe trajnerin".

Për Icardi, nga ana tjetër, po diskutohet me Leonardo dhe PSG: "Ekziston një shifër që padyshim është kushtëzuar nga emergjenca shëndetësore, të shohim. Me Leonardon shpesh bisedojmë dhe di që lojtari ka nënshkruar një kontratë që parashikon mundësinë e qendrimit atje ". I qartë, Ausilio, edhe në frontet e tjera: "Tonali ka cilësi të luajë për Interin. Werner? Është e vërtetë që ai ka një klauzolë, por nuk do të vijë, ndërsa Cunha na intereson, po e ndjekim". Ndërkohë janë një mbyllje e drejtpërdrejtë fjalët e thëna për Cavani dhe Vidal, të cilët nuk janë konsideruar absolutisht prioritet: "Nuk është Cavani ai që ne kemi në mendje si një sulmues të ri të mundshëm. Vidal? Mesfusha jonë është e fortë dhe ne duam ta përmirësojmë atë përmes rritjes së talenteve si Barella dhe Sensi. Pastaj kemi Eriksen që i duhet vetëm kohë për t’u ambjentuar më së miri”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI