Flash

Dhuna ndaj të miturit, reagon Meta: Akt i rëndë që dëmton imazhin e Policisë së Shtetit

Lapsi.al 16 May 2020
Dhuna ndaj të miturit, reagon Meta: Akt i rëndë që

Pamjet tronditëse ku disa policë dhunojnë në mes të ditës dhe në mes të Tiranës një 15-vjeçar pse kishte dalë me biçikletë, kanë sjellë edhe reagimin e presidentit Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit dënon me forcë atë që ai e quan sjellje joprofesionale, ndërsa shton se kjo sjellje dëmton imazhin e Policisë së Shtetit.

Reagimi i plotë i presidentit Meta:

Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë.

Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit.

Veçanërisht sjellja e çdo institucioni shtetëror përkundrejt të miturve në këto kohë të vështira duhet të garantojë ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë dhe respektimin e masave kufizuese, dhe jo ushtrimin e forcës policore.

Në respekt të sensibilitetit të madh shoqëror që ka shkaktuar me të drejtë kjo ngjarje, apeloj zbardhjen e menjëhershme dhe me transparencë të saj dhe nxjerrjen pa zvarritje të mëtejshme të përgjegjësive ligjore.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të saj, si dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo autoritet.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një 65-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë. ...

16:18

17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri. Janë 17 raste të reja me koronavirus, ku Tirana dhe Durrësi kanë numrin më të lartë...

11:06

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI