Flash

U kap me armë dhe 400 kubikë kanabis, arrestohet i riu në Pukë

Lapsi.al 16 May 2020
U kap me armë dhe 400 kubikë kanabis, arrestohet i riu në

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar në Pukë, për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe 400 kubikë me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 27 vjeç, lindur në fshatin Srriçe dhe banues në Kodër Thuman, Krujë” – informon policia.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në një zonë malore të fshatit Srriçe, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe në afërsi të banesës 400 kubikë të kultivuar me fara të dyshuara narkotike canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një 65-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë. ...

16:18

17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri. Janë 17 raste të reja me koronavirus, ku Tirana dhe Durrësi kanë numrin më të lartë...

11:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46