Flash

Rama: Të hënën hapim gjithçka vec transportit urban, teatrove, kinemave dhe lokaleve brenda

Lapsi.al 15 May 2020
Rama: Të hënën hapim gjithçka vec transportit urban,

Kryeministri Edi Rama tha se nga dita e hënë gjithçka do të jetë e hapur, përveç aktiviteteve sportive e kulturore, transportit publik dhe bareve, klubeve e restoranteve në mjedise të mbyllura.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë nga “Facebook” për planin e fundjavës, kryeministri tha se vendi ndodhet në një situatë mjaft delicate të hapjes, ku edhe rreziku i përhapjes së koronavirusit është më i madh.

“Duhet të flasim për një moment mjaft delikat, ku po hapemi dhe ekspozohemi cdo ditë e më shumë rrezikut. Siç e keni parë nga inforamcionet e Ministrisë së Shëndetësisë, sot edhe ministrja u detyrua të dalë në konferencën e përditshme pikërisht për të lëshuar një mesazh të shkurtër dhe të qartë, që numrat po lëvizin. Jemi të vetëdijshëm që numrat lëvizin, por lëvizaja e numrave, nëse do të vazhdojë te jetë kështu, do të jetë problem. Më duhet ta përsëris se në këtë fazë secili prej nesh është vendimtar.

Sjellja në raport me rregullat është decizive. Patriotizmi sot është të mos shkelen rregullat, me idenë se s’do më kapin, nuk është gjë. Dua ta përsëris se vazhdoj të dëgjoj sojin e papërgjegjshëm që kjo është kot, s’ka asgjë. Këto broçkulla ju lutem t’i lëmë dhe të fokusohemi te shkenca, t’i referohemi burimeve zyrtare. Nuk duhet të merremi me llafe. Ne nga e hëna, përveç transportit publik, aktiviteteve sportive e kulturore, bare, restorane e klube nate në mjedise të mbyllura, në mjedise të mbyllura, nuk do të kemi asgjë tjetër të mbyllur”, tha Rama.

Të këshilluara

De Niro sulmon Trump

Legjenda e Hollivudit Robert De Niro e rindezi sherrin me Presidentin Donald Trump, duke e quajtur atë një “lunatik”, të cilit nuk i intereson sa njerëz vdesin”...

15:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46