Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

"Kisha tre këmbë": Cole kujton shakanë që i bënë, kur zbuloi efektet e viagrës

Lapsi.al 6 May 2020
"Kisha tre këmbë": Cole kujton shakanë që i

Carlton Cole ka qenë gjithnjë një tip zbavitës dhe nga ata që besojnë shpesh, duke u bërë shënjestra perfekte për treshen shakatore Jermain Defoe, Wayne Rooney e Shaun Wright-Phillips. Por në 2009, gjatë një grumbullimi të kombëtares angleze, të tre e shtuan dozën me atëherë sulmuesin e West Ham, që ishte thirrur nga Fabio Capello për një miqësore kundër Hollandës, duke i lënë të kuptonte se pilula blu që po pinte ishte vitaminë, kur në realitet ishte Viagra.

Një shaka me pasoja lehtësisht të imagjinueshme. “Carlton ishte gjithnjë i qeshur e i lumtur – ka treguar Defoe (në atë kohë tek Tottenham) - kështu që menduam ‘nëse duhet tia japim dikujt, kush mund ta marrë?’. E ai e mori vetëm sepse mendoi ‘Oh, po, vitamina, të super për fizikun tim’. Vdiqa së qeshuri, gjëja më zbavitëse ishte kur ia thamë më pas … fytyra e tij! E nuk mund të bënte asgjë dhe unë mendova vetëm se ‘duhet ta durosh ndonjë orë mik’. O Zot i madh!”.

Sipas asaj që thotë Defoe, Capello nuk e zbuloi kurrë shakanë mbi Cole që, nga ana e tij, u përball me stërvitje në kushte aspak komode. “E kisha fshirë atë episod nga kujtesa – bëri shaka ish-sulmuesi - por po më sjell në mendje kujtime të këqija. Nuk isha i eksituar seksualisht, por ishte shumë i madh e në atë fushë isha njeriu më i shpejtë … kisha tre këmbë!”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI