Flash

Merkel hap Bundesligën në mesin e majit: Kancelarja akord me presidentët rajonalë

Lapsi.al 6 May 2020
Merkel hap Bundesligën në mesin e majit: Kancelarja akord me

Bundesliga mund të rifillojë sezonin agonistik në gjysmën e dytë të majit. Kancelarja Angela Merkel ka thënë po, pasi ka gjetur akordin me presidentët e Landeve të ndryshme. "Bundesliga mund të kthehet të luajë nga mesi i majit" ka njoftuar Merkel. "Nëse infektimi rritet, do ti kthehemi kufizimeve" ka paralajmëruar Kancelarja, duke folur jo vetëm për futbollin. Do të ketë edhe një lloj grumbullimi karantinë për skuadrat, por nuk është e detyrueshme të zgjasë dy javë.

Federata gjermane ka kërkuar një mbledhje në videokonferencë, nesër, me klubet që do të vendosin kohët e rifillimit e do të flasin edhe për Kupën e Gjermanisë. Nuk është vendosur ende nëse do të rifillojnë me javën e 26 me derbin e Ruhr, kështu që edhe në këtë pikë ka një lloj prapësimi.

"Kemi vendosur me duke arsyetuar e kemi parë që masat e sigurisë janë të forta", ka thënë presidenti i Bavarisë, Markus Soeder, në konferencë për shtyp. "Por lojtarët duhet ti përmbahen rregullave, kush i thyen do të vuajë pasojat. Rregullat vlejë për të gjithë, edhe për ata që fitojnë shumë. Nuk mund të bëjmë autogol si i ndodhi ditët e kaluara një lojtari të Hertha", ka thënë Soeder duke iu referuar video skandalit të Kalou.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI