Flash

Juventus rikthen të huajt: mungon akoma Higuain

Lapsi.al 6 May 2020
Juventus rikthen të huajt: mungon akoma Higuain

Në Continassa kanë rinisur zyrtarisht stërvitjet individuale e Juventus ka shpejtuar të thërrasë në bazë të gjithë të huajt që ishin larguar nga Italia gjatë emergjencës Koronavirus. Pas Pjanic, Cristiano Ronaldo e Khedira, edhe De Ligt e Szczesny janë kthyer në Torino e në ditët e ardhshme duhet të mbërrijnë edhe të tjerët, përfshirë Higuain. Duke përjashtuar të paparashikuarat e lidhura me fluturimin, sipas Tuttosport, Pipita pritet në Torino në fund javë.

Në Argjentinë Higuain ka qendruar me familjen pranë së ëmës së sëmurë e në javët e fundit ishin krijuar fjalë rreth një "rezistence" të tij për të mos u kthyer në Torino. Zëra që tani, me rikthimin e planifikuar të sulmuesit në Itali, duket se do të mbyllen në pritje të zhvillimeve të mëtejshme mbi të ardhmen e tij me bardhezinjtë. E ardhme për të cilën do të mendojë pasi të ketë mbyllur sezonin.

Në Continassa, në fakt, ndërkohë ka nisur numërimi mbrapsht në vigjilje të seancave në grup që duhet të rinisin në 18 maj. Por e gjitha pa nxitim e në pritje të sigurive mbi kohët eventuale të rifillimit të kampionatit. Përvec Higuain, jashtë Italisë për momentin janë edhe Douglas Costa, Danilo, Alex Sandro e Rabiot. Sapo të kthehen në Torino, të gjithë futbollistët që kanë ardhur nga jashtë do ti nënshtrohen një izolimi 14 ditor.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI