Flash

Champions League fikson datën e finales: Armand Duka tregon planin e kompeticionit

Lapsi.al 6 May 2020
Champions League fikson datën e finales: Armand Duka tregon planin e

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në rolin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Uefa-s, ka folur për Champions League dhe planin e qeverisë europiane për të mbyllur në kohë kompeticionin. Duka ka ndërhyrë në Radio Kiss, duke sqaruar detaje që shtyjnë drejt Turqisë më shumë se vetëm ndeshjen finale: "PSG do të luajë ndeshjet e Champions, ashtu si edhe Lyon - ka thënë presidenti i FSHF-së -. Për ndeshjet e tjera po mendohet si mund të organizohemi. Mund të ketë një ndeshje teke, me gjysëmfinalet e finalen të luajtura në Stamboll".

E pikërisht, finalja e Champions League do të luhet në gusht në Stamboll. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës turke (Tff), Nihat Ozdemir, pasi ka lajmëruar për rifillimin e kampionatit të futbollit në Turqi nga data 12 qershor. Turnetë kombëtarë do të përfundojnë brenda korrikut, ka shtuar Ozdemir. Fjalët e Ozdemir konfirmojnë planin e deklaruar nga Uefa, që kërkon të diskutohet finalja e kompeticionit të saj më të rëndësishëm në 29 gusht, aty ku ishte planifikuar që në fillim, Stadiumi olimpik Atatürk.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI