Flash

Newell's Old Boys denoncon Romën në Fifa: ka deklaruar gjysëm e vlerës reale të shitjes së sulmuesit

Lapsi.al 6 May 2020
Newell's Old Boys denoncon Romën në Fifa: ka deklaruar

Një tjetër problem për tu zgjidhur tek Roma. Pas investitorëve të vegjël që do ngrenë padi kundër Pallotta, shoqërià verdhekuqe duhet të mbrohet edhe nga denoncimi i Newell's Old Boys për mungesën e pagesës prej 2,5 milionë euro në transferimin e Ezequiel Ponce në Itali në gusht 2015. Argjentinasit zotërojnë 40% të rishitjes së ardhshme të lojtarit e akuzojnë Romën se ka deklaruar shitjen e sulmuesit për gjysmën e sgifrës reale.

Klubi argjentinas në këtë moment është në telashe e FIFA ka saktësuar se për tre dritaret e ardhshme të merkatos nuk mund të blejë lojtarë. Kjo sepse Newell's Old Boys nuk ka paguar shifrën e rakorduar ndaj skuadrës kilene O'Higgins për blerjen e Cristian Insaurralde. Në tezën mbrojtëse të ankimimit të prezantuar, shoqërià argjentinase ka nënvizuar disa raste të denoncuara në FIFA për mungesën e pagave të marra, mes të cilave edhe ajo e Romës për Ponce.

Cështja është e gjitha në vlerësimin e sulmuesit. Me blerjen e lojtarin nga Roma, klubi argjentinas kishte ruajtur 40% të rishitjes së ardhshme. Shitje që u bë tek Spartak Moskë, duke përfshirë në tratativë edhe Andrea Romagnoli për një shifër totale prej 3 milionë, të ndarë në mënyrë të barabartë me Ponce. Por për Newell's, verdhekuqtë kanë gjetur mënyrën për të dhënë më pak para, duke zyrtarizuar një shifër më pak se gjysma e asaj që realisht kishin rënë dakord me rusët.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI