Flash

Thyen karantinën me festë me alkol: Gascoigne e lë e dashura, gruaja e shokut i shkatërron 'lokalin'

Lapsi.al 4 May 2020
Thyen karantinën me festë me alkol: Gascoigne e lë e dashura,

Paul Gascoigne nuk heq dorë kurrë nga shpirti rebel, as në karantinë. Gjatë lockdown në Bridlington, Gazza ka dalë nga banesa e tij për të shkuar në pub-in e improvizuar të Paul Salmon, në kopështin e shtëpisë. Një thyerje e rregullave që nuk i ka pëlqyer shoqeve të tyre. E nervozuar, gruaja e mikut të Gazza ka shkatërruar "pub-in" në kopësht, ndërsa Gascoigne është lënë në vend nga e fejuara e tij, Wendy Leech.

Thyerjen mes të dyve nuk e ka provokuar vetëm dalja nga karantina e Gazza, por edhe rikthimi i tij i panumërt tek alkoli. Në një video të shpërndarë nga Daily Star shihet Gascoigne duke pirë birra. Sjellje që ka tërbuar ish-shoqen e ish-yllit të futbollit anglez.

“Wendy ishte vërtetë e nxehur”, ka treguar një mik i 43 vjecares, që e kishte njohur në Spanjë ish-futbollistin e Lazio e po e kalonte izolimin bashkë me të. “Ai e ka zhgënjyer e ajo nuk ka besim se mund të sillet në mënyrë të përgjegjshme - vazhdoi ai -. Wendy ka dy fëmijë e tre nipër për të menduar. Ajo e Paul flasin akoma, sepse Wendy është vërtetë e shqetësuar për të, por pas asaj që ndodhi, nuk arrin të shohë një të ardhme për ata të dy”, ka përfunduar ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI