Flash

"Duka i ka makinat e shtrenjta, po t'i shesë shpëton më shumë se futbolli": presidenti i FFK sikletos Dukën me batutën

Lapsi.al 4 May 2020
"Duka i ka makinat e shtrenjta, po t'i shesë shpëton më

Kur do të fillojë futbolli e nëse do të fillojë është cështja që shqetëson një pjesë të mirë të vendeve europiane e natyrisht edhe Shqipëria nuk bën përjashtim, por në debatin e zhvilluar në Cim Peka Live nuk kanë munguar edhe batutat, një nga të cilat e ka vënë në shumë siklet presidentin e FSHF-së Armand Duka.

Ka qenë pikërisht homologu i tij kosovar Agim Ademi që i ngacmuar për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për të shitur makinat e për të paguar punonjësit, e ka kthyer përgjigjen në një goditje poshtë brezit për Dukën: "A është thënë edhe në Kosovë kështu? Jo, sepse unë nuk i kam makinat e mira, ndërsa Duka po. Nëse i shet makinat e tij shpëton futbollin e ndoshta edhe më shumë se futbolli", ka shigjetuar Ademi kreun e futbollit shqiptar, që mbeti pa fjalë e dukshëm në vështirësi.

Në lidhje me lojtarët e rëndësishëm që ka Shqipëria e Kosova, më pas, Duka ka ngacmuar drejtuesin e emisionit, që i numëroi akuzat e bëra kundër tij nga zëvendëskryeministri Erion Braçe: "Kemi një nga dy portierët më të mirë në Serie A, që është Strakosha e një ndër më të mirët si Berisha - tha Duka -. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë, po të ka errësuar sytë ai shoku yt. Ai i vogli, që përmende pak më parë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI