Flash

Me drogë dhe armë në makinë, arrestohet sërish Bledi Haka

Lapsi.al 1 May 2020
Me drogë dhe armë në makinë, arrestohet sërish Bledi

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Tepelenë gjatë paradites së sotme duke iu kapur armë dhe drogë me vete. AbcNews raporton se të arrestuarit janë Bledi Haka 32 vjeç dhe Rigert Çekani 30 vjeç. Të dy ata janë ndaluar nga policia teksa po qarkullonin me makinë dhe gjatë kontrollit i kanë kapur 10 gramë kokainë, një pistoletë si edhe një thikë.

Haka ka histori të gjatë me policinë pasi më shumë se 6 muaj më parë është arrestuar sërish në Tiranë me një makinë luksoze të cilës i kishte vendosur bllokues valësh pasi i trembej një eliminimi të mundshëm me eksploziv.

Gjatë arrestimit tetorin e shkuar, Hakës iu kap në makinë drogë dhe shumë para. Në vitin 2012, Bledi Haka ka mbetur i plagosur pas një konflikti në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërkohë që një person qëlloi me armë zjarri drejt Hakës dhe dy personave te tjerë që po rrinin jashtë një lokali në lagje.

Të këshilluara

Grabitje me maska në periferi të Tiranës

Një shtëpi ka rënë pre e maskave gjatë natës së sotme në Zall Herr, Tiranë. News 24 raporton se tre hajdutë kanë hynë në shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë ...

10:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI