Flash

Trump: Kam parë prova se virusi doli nga laboratori i Wuhan

Lapsi.al 1 May 2020
Trump: Kam parë prova se virusi doli nga laboratori i Wuhan

Presidenti amerikan Donald Trump duket se i ka anashkaluar agjencitë e tij të inteligjencës pasi tashmë pranon se ka parë prova që coronavirus e ka origjinën në një laborator kinez. Më parë zyra e drejtorit kombëtar të inteligjencës amerikane tha që ishte ende duke hetuar sesi filloi virusi, por shtoi se Covid-19 "nuk ishte e prodhuar ose e modifikuar gjenetikisht në laborator".

Kina ka hedhur poshtë teorinë e laboratorit dhe kritikoi deklaratat e SHBA. Që nga shfaqja në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, koronavirusi konfirmohet se ka infektuar 3.2 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 230 mijë të tjerë. Trump u pyet në Shtëpinë e Bardhë nga një reporter: "A keni parë ndonjë gjë në këtë pikë që ju bën të besoni Instituti i Virologjisë në Wuhan është origjina e këtij virusi?"

"Po, kam parë. Po, kam parë” - tha presidenti, pa bërë ndonjë sqarim më shumë, por duke shtuar: "Dhe unë mendoj se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të ketë turp për veten sepse ata janë bërë si agjencia e marrëdhënieve me publikun të Kinës."

I pyetur për ta sqaruar komentin e tij, ai tha: "Unë nuk mund t'ju them këtë. Nuk më lejohet t'ju them këtë. Nëse ata [Kina] bënë një gabim, ose nëse ajo filloi si një gabim dhe pastaj ata e bënë një tjetër, apo dikush bëri diçka me qëllim? Unë nuk e kuptoj se si nuk u përhap në pjesën tjetër të Kinës, por shkoi në pjesën tjetër të botës. Kjo është një pyetje e vështirë për ta për t'iu përgjigjur." – tha Trump.

New York Times raporton se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë kërkuar nga komuniteti i inteligjencës amerikane që të hetojë nëse virusi erdhi nga një laborator kërkimor në Wuhan. Agjencive të inteligjencës u është ngarkuar detyra të përcaktojnë nëse Kina dhe OBSH-ja i mbajtën të fshehta informacionet e para për virusin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, plagosen dy gra

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, te vendi i quajtur “Ura e Trashovicës”. Si pasoj...

20:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI