Flash

Luante me balonë, korrenti i merr jetën futbollistit 21 vjeçar

Lapsi.al 29 April 2020
Luante me balonë, korrenti i merr jetën futbollistit 21 vjeçar

Brazili në zi për humbjen e parakohëshme të Kaio Felipe Santos Silva, futbollistit 21vjecar të Independente Limeira, formacion i Serie B në Kampionatin Paulist, që ka dhënë lajmin e trishtë në Facebook. Sipas shtypit brazilian, mbrojtësi i majtë po luante me balonën e tij, që përfundoi të ngecte në fijet e tensionit të lartë: rryma elektrike rezultoi fatale për futbollistin e pafat.

"Me dhimbje të fortë, Independente Futebol Clube komunikon vdekjen e futbollistit Kaio Felipe. I shprehim familjes e miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta" lexohet në postim. Në sezonin e pezulluar për shkak të emergjencës koronavirus, futbollisti i brazilian kishte luajtur 22 ndeshje, duke realizuar 6 gola.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI