Flash

Trajneri i Romës sulmon qeverinë italiane: "Mund të vraposh në parqe, por jo në Trigoria, nuk e kuptoj!"

Lapsi.al 29 April 2020
Trajneri i Romës sulmon qeverinë italiane: "Mund të vraposh

Edhe Paulo Fonseca shpreh dyshimet e tij në lidhje me vendimin e Qeverisë për të ndaluar deri në 18 maj stërvitjet për sportet në skuadër: "Nuk e kuptoj përse mund të vrapohet në një park plot me njerëz e nuk mund të stërvitesh në Trigoria, ku janë të gjitha mundësitë për të punuar në siguri - ka thënë tekniku verdhekuq për Teleradiostereo - Në qendrën tonë sportive janë tre kampe, futbollistët do ishin shumë më të sigurtë se në një park".

Fonseca ka nënvizuar edhe rëndësinë për të rinisur në siguri për të ofruar dicka të bukur për tifozët: "Roma e futbolli mund të ndihmojnë të harrojmë problemin social që po jetojmë - tha ai - Roma në këtë moment mund të jetë një mjet për ti dhuruar alegri qytetit".

Portugezi ndaloi më pas në raportin e tij me kryeqytetin, me të cilin ka ndërtuar një lidhje shumë të thellë: "Jam i dashuruar me këtë klub, por edhe me qytetin, që është më i bukuri në botë. Është një ndjesi unike, që më bën të ndihem krenar që jam trajner i Romës, sidomos pas asaj që shoqëria ka bërë në nivel social".

Fonseca ka konfirmuar edhe se dashuria me shikim të parë me verdhekuqtë ndodhi në rastin e një transferte të Champions në Olimpico me Shakhtar: "Si portugez kisha ndjekur shpesh futbollin italian, edhe përpara, e Roma ka qenë gjithnjë një nga skuadrat që më pëlqenin më shumë. Por atë ditë, në Champions, ishte një atmosferë e pabesueshme, një stadium fantastik. E aty mendova që do të më pëlqente të drejtoja Romën".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI