Flash

Buletin App, Lajmet e Tua te Personalizuara

Lapsi.al 28 April 2020
Buletin App, Lajmet e Tua te Personalizuara

Buletin është krijuar me synim revolucionalizimin e mënyrës së të informuarit të shqiptarëve në mbarë botën. Ky aplikacion përmbledh të gjitha lajmet që doni të lexoni, nga burimet më të rëndësishme në vend, dhe i grupon ato sipas temave, duke ju dhënë mundësinë të zgjidhni të preferuarat tuaja.

Tashmë, ditët kur duhet të humbisnit kohë duke kaluar nga një website lajmesh në tjetrin kanë marrë fund. Buletin ofron formatin më të shpejtë dhe të lehtë për t’ u njohur me ngjarjet e ditës në shtypin shqiptar duke ofruar të gjithë botën e lajmeve në shqip brenda një aplikacioni të vetëm, që përfshin lajmet kryesore, ekonomi, financë, zbavitje, editoriale, teknologji, modë, sport dhe një larmishmëri të gjerë kategorish.

Buletin kombinon një dizajn të pasur dhe përfshirës me një interaktivitet dhe lehtësi përdorimi unike, duke ju lejuar të shijoni artikuj që reflektojnë stilin dhe karakterin e burimit nga vijnë në një format të unifikuar, të këndshëm për syrin e të lehtë për tu lexuar falë madhësive të ndryshme të shkrimit të ofruara.

Politikë apo Art , Financë apo Muzikë, Demokrat apo Socialist, përdoruesit kanë në dorë të përzgjedhin e të lexojnë vetëm temat apo burimet që ju interesojnë, duke krijuar kështu gazetën e tyre të personalizuar.

Shumëllojshmëria e lajmeve nga burime si: Gazeta Tema, Ballkan Web, Opinion.al, Java News , Le Monde Diplomatique Shqip, Geek Room, Top Channel,Klan Tv, Gazeta Express, Telegraf.com e shumë të tjerë, përditësohet çdo sekondë për të sjellë tek përdoruesit ngjarjen më të fundit në kohë reale.

Ky aplikacion inovativ ofron gjithashtu mundësinë për të ruajtur artikujt e lajmeve të cilat do parapëlqenit të rilexonit në një kohë tjetër. Gjithashtu, i lejon përdoruesit të ndajë artikujt me miqtë e tij/saj përmes mediave të ndryshme sociale.

Buletin sjell bukurinë vizuale dhe tipografike të gazetave të shtypura në ekranet tuaja: shijoni histori interaktive dhe përfshirëse, galeri të pasura me fotografi, video dhe animacion. Artikujt janë të optimizuar për iPhone, Android dhe iPad, gjë që do t’ju mundësojë një eksperiencë të mrekullueshme leximi me cilindo mjet të përdorni.

Njoftimet e përditesimit do tu mbajne ne kontakt me artikujt me te lexuar ne Buletin dhe qe nuk duhet ti humbisni.

Buletin është i thjeshtë për t’ u shkarkuar dhe pa pagesë. Tashmë është në dispozicion në Apple App Store dhe Google Play Store. Zhytuni dhe eksploroni këtë botë të re, dhe për herë të parë do të ndjeheni të informuar 360 gradë. /Gazeta Express 

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën

Një tërmet ka lëkundur kryeqytetin pak minuta më parë. Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. ...

22:24

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI