Flash

Paketa e parë e ndihmës financiare/ Nesër afati i fundit për pranimin e ankesave

Lapsi.al 28 April 2020
Paketa e parë e ndihmës financiare/ Nesër afati i fundit për

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM së datës 27 mars, por kërkesa e tyre është refuzuar, se afati përfundimtar për të paraqitur ankesën e tyre përfundon nesër në orën 12:00.

Kjo kërkesë, sipas DPT-së, mund të dërgohet përmes adresës e-mail të drejtorive rajonale.

“Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit”, thuhet në njoftimin e DPT-së.

DPT siguron se çdo ankesë e paraqitur, në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit, po shqyrtohet dhe trajtohet me korrektesë maksimale.

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën

Një tërmet ka lëkundur kryeqytetin pak minuta më parë. Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. ...

22:24

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI