Flash

Meta i shkruan KED: Dvorani të dorëhiqet, drejtimin ta marrë zv.kryetari

Lapsi.al 28 April 2020
Meta i shkruan KED: Dvorani të dorëhiqet, drejtimin ta marrë

Presidenti Ilir Meta, nuk heq dorë nga beteja kundër Kryetarit të Këshillit të Emerimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Përmes një letre presidenti Ilir Meta njofton Këshillin e Lartë Gjyqësor se Ardian Dvorani ka humbur çdo lloj të drejte apo justifikimi për të vijuar funksionin edhe si Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përgjatë pjesës së mbetur të vitit 2020.

Kreu i shtetit i kërkon Dvoranit të dorëzojë detyrën dhe në vijim e sipër, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të duhet të vijojë të funksionojë rregullisht nën drejtimin e Zëvendëskryetarit

"Përmes kësaj shkrese, sjellim në vëmendjen tuaj se, kur mbarimi i mandatit të z. Ardian Dvorani si gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe deklarimi i këtij fakti ka ndodhur në periudhën janar- shkurt 2014, në funksion të transparencës, lind nevoja e bërjes publike të ndërprerjes së qëndrimit në detyrë të z. Ardian Dvorani, të cilit i ka humbur çdo lloj e drejte apo justifikimi për të vijuar funksionin edhe si Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përgjatë pjesës së mbetur të vitit 2020. Tashmë si detyrim i fundit ligjor për z. Dvorani, ngelet për t’u përmbushur vetëm procedura administrative e dorëzimit të detyrës sipas ligjit.

Në vijim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të duhet të vijojë të funksionojë rregullisht nën drejtimin e Zëvendëskryetarit, sipas parashikimit të nenit 227, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar."

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën

Një tërmet ka lëkundur kryeqytetin pak minuta më parë. Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. ...

22:24

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI