Flash

Revoltë tek 313, Redjan Rraja dhe tre të tjerë kërkojnë të digjet burgu

Lapsi.al 25 April 2020
Revoltë tek 313, Redjan Rraja dhe tre të tjerë kërkojnë

13 raste me COVID-19 në burgun 313 kanë alarmuar institucionet shqiptare të drejtësise ku edhe kanë nisur hetimet. Regjimi i ashpër i “41 bis” është kthyer në vend strehimi për të paraburgosurit e prekur me COVID-19.

Mësohet se të gjithë të paraburgosurit që rezultojnë pozitiv janë transferuar në ambientet e regjimit të ashpër “41 bis”. Por menjëherë sapo u konfirmua pozitiv një shtetas italian aty, ka patur reagime edhe nga të paraburgosurit.

Burime të sigurta thonë se shërbimi i brendshëm i policisë së burgjeve ka referuar për hetime të mëtejshme 4 të paraburgosur: Redjan Rraja, Kejdi Sadushi, Arjan laçi dhe Besmir Ymeri.

Këta të fundit kanë kundërshtuar policinë, ku Redian Rraja ka kundërshtuar policinë dhe ka kërkuar të digjej burgu sepse sipas tij duhet të largohen të paraburgosurit me COVID-19. Redian Rraja dhe bashkëpunëtorët e tij janë dërguar në izolim pas ngjarjes./ Top-channel

Të këshilluara

Basha mbledh online strukturat e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë sot një takim në distancë me strukturat kryesore të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë. Tak...

11:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI