Flash

Basha mbledh online strukturat e PD-së

Lapsi.al 25 April 2020
Basha mbledh online strukturat e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë sot një takim në distancë me strukturat kryesore të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë.

Takimi i Bashës vjen pas atij që zhvilloi me aleatët, por ndryshe nga ai takim, kjo me strukturat do të jetë online për të garantuar rregullat e distancimit social.

Në mbledhjet e thirrura nga kreu i opozitës përfshihen kryesia, ish deputetët dhe kolegji i kryetarëve, por organizimi i komunikimit të Bashës me ta është ndarë sipas qarqeve që përfaqësojnë.

Për rreth 5 orë, Basha do të komunikojë me drejtuesit dhe përfaqësuesit e PD në të gjithë vendin duke i ndarë qarqet në 4 grupe kryesore.

Mësohet se mbledhja e strukturave të Partisë Demokratike nga kreu i opozitës ka në fokus diskutimin e gjendjes së rënduar në të gjithë territorin, e shkaktuar nga pandemia dhe keqmenaxhimi i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI