Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Albin Kurti injoron Thaçin, mungon në takimin konsultativ për qeverinë e re

Lapsi.al 22 April 2020
Albin Kurti injoron Thaçin, mungon në takimin konsultativ për

Presidenti Hashim Thaçi ka nisur takimin me përfaqësuesit e partive politike në vend.

Pjesë e këtij takimi janë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nisma-së, Fatmir Limaj, përfaqësues të AKR-së dhe komuniteteve jo shumicë.

Thirrjes për këtë takim i është përgjigjur pozitivisht edhe Vetëvendosja me anë të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Por në këtë takim ka munguar dhe kryetari i LVV, Albin Kurti.

Gjatë takimit ka pasur përplasje mes liderëve të partive politike. Përfaqësuesja e partisë fituese në zgjedhjet e fundit LVV, Albulena Haxhiu akuzon Presidentin se partitë janë bërë bashkë kundër Vetëvendosjes.

“Me këtë urgjencë ne do të duhej të luftonim kundër pandemisë COVID-19, por siç duket për këtë nuk jeni të interesuar prandaj nuk ishit i pranishëm president, kur kryeministri Kurti ftoi të gjithë për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe për të luftuar pandeminë COVID-19", është shprehur ajo.

Ndërsa Isa Mustafa është shprehur i gatshëm që LDK të marrë përsipër formimin e qeverisë së re nëse i kërkohet.

Presidenti Thaçi tha se si rrjedhojë e diskutimeve të zhvilluara sot, dhe vullnetit absolut të shprehur kundër zgjedhjeve të reja në Kosovë, do t’i jepet mandati partisë e cila mendon se do ta sigurojë shumicën për krijimin e qeverisë së re.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI