Flash

Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 26-vjeçari në Burrel

Lapsi.al 13 April 2020
Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 26-vjeçari

Arrestohet një 26-vjeçar në qytetin e Burrelit.

Ai është autori i dytë, i cili me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, plagosën me thikë dy vëllezër.

Policia e Matit pas një pune dhe hetimi 3 mujor, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e personit në kërkim me iniciale L. L., 26 vjeç, banues në Burrel.

“Ky shtetas me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me shtetasin A.N, (i arrestuar ditën e ngjarjes), dhe shtetasin e shpallur në kërkim XH.M , pas një konfliktit për motive të dobëta, në rrugën ”Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel” njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit".

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI