Flash

Koronavirusi, Shkodra jashtë kontrolli. Ministria e Shëndetësisë sqaron çfarë po ndodh në këtë vatër të Covid-19

Lapsi.al 13 April 2020
Koronavirusi, Shkodra jashtë kontrolli. Ministria e

Situata me koronavirusin në Shkodër duket se ka dalë jashtë kontrollit. Një infermiere që ishte me koronavirus, ka infektuar 4 pacientë të tjerë në reanimacion. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë pacienti 59-vjeçar që humbi jetën, ndodhej në gjendje kome dhe vdiq si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular).

“Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet.

Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19“, – thotë Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti me COVID-19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se 59-vjeçari, me inicialet M.S., nga Puka, ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ai ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID-19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme, por pa simptoma të COVID19.

Ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër ka nisur një hetim epidemiologjik, pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit (rasti i personelit shëndetësor i raportuar në deklaratën për media të ditës së sotme).

Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet.

Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19.

Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të COVID19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë informon se vijon hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim.

Ministria e Shëndetësisë informon se vijojnë testimet dhe hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI