Flash

Zbulohet “motori” i covid-19 që i jep mundësinë të shumohet

Lapsi.al 10 April 2020
Zbulohet “motori” i covid-19 që i jep mundësinë
Është zbuluar struktura e motorit molekular të Covid-19 që i lejon virusit të shumohet, rezultati i studimit është publikuar në revistën “Science” e bën më të lehtë gjetjen e ilaçit që mund ta ndalojë. Motori i virusit është enzima “polimer nsp12”, e njëta që është shënjestër e ilaçit antiviral “Remdesivir” i përdorur së fundmi kundër koronavirusit, por që është shpikur si armë kundër Ebolës. Autor i këtij studimi është grupi Yen Gao i universitetit Tsinghua të Pekinit. Autorët e studimit thonë se “njohja e strukturës së enzimës do të na lejojë që të verifikojmë nëse Remdesivir është efektiv në bllokimin e shumimit të virusit SarsCoV2 dhe nga ana të tjetër do të shpejtojë studimet në gjetjen e një antivirali specifik dhe të projektuar për të luftuar Covid-19. Deri tani për virusin SarsCoV2 është zbuluar struktura dhe arma e tij që është proteina “Spike” që bën të mundur lidhjen me proteinat njerëzore. Studimi i fundit bën të mundur njohuritë edhe të enzimës që i lejon të dyfishojë materialin e tij gjenetik dhe më pas të shumëfishohet. ©LAPSI.al  

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI