Flash

Del VIDEO/ Edhe pse në karantinë nuk mungojnë aksidentet në Tiranë

Lapsi.al 10 April 2020
Del VIDEO/ Edhe pse në karantinë nuk mungojnë aksidentet në

Edhe pse koronavirusi ka mbyllur në shtëpi pothuajse të gjithë shqiptarët, aksidentet me makina vijojnë. Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore ka publikuar një video, ku shihet një aksident që ka ndodhur në zonën e “Misto Mame” në Tiranë. Sipas HDA makina që aksidentohet ishte duke ecur me 70km/h dhe ishte me semafor jeshil ndërkohë mjeti tjetër që kthehet majtas, hyri kundra-vajtje sepse nuk ka tabelë për t’u kthyer.

Personi që pësoi aksident u gjobit nga policia për shpejtësi, mos respektim të sinjalistikës rrugore dhe dëmtim të semaforit ndërsa ai tjetri që u kthye kundra-vajtje duke i prerë rrugën, as që nuk ndaloi në ato momente kur ndodhi përplasja, dhe nuk ka marrë asnjë gjobë. Në video duket qartë se cili është fajtori dhe kush duhet të ishte ndëshkuar për këtë aksident që mund të kishte dhe pasoja më të rënda.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI