Flash

Zëri i Amerikës: Vendet ku pandemia po vendos autoritarizmin, si po përfitojnë liderët nga koronavirusi (VIDEO)

Lapsi.al 10 April 2020
Zëri i Amerikës: Vendet ku pandemia po vendos autoritarizmin, si po
Pandemia e koronavirusit ka vënë në provë dhe demokracinë në shumë vende gjithashtu të prekura nga pandemia. Disa prej qeverisë kanë miratuar rregulla të ashpra dhe ligje që i japin një kampi politik fuqi absolute duke u hequr çdo liri qytetarëve. Argumenti i përdorur është kontrolli i pandemisë, megjithatë ka edhe rreziqe të tjera. Zëri i Amerikës ka paraqitur një video ku jep detaje mbi mënyrën sesi një pjesë e shteteve po dhunojnë demokracinë në emër të koronavirusit. “Në disa vende, liderët autokratë janë duke përfituar nga mundësia për të zgjeruar pushtetin e tyre duke kufizuar lirinë e shtypit dhe të tjera të drejta civile që janë shtyllat e demokracisë. Në këto kushte VOA po shikon vendet ku pandemia e COVID-19 mund të sinjalizonte fillimin e një sëmundje më të madhe; një kthim në autoriatrizëm pas shekujsh progres drejt një demokracie liberale botërore,”-shkruhet në video. Edhe në Shqipëri, qytetarët nuk lejohen që të dalin nga shtëpia, pasi do të përballen me disa shtesa të reja të Kodit Penal që mund t’i mbyllë në burg për 15 vite.

Të këshilluara

Boris Johnson del nga terapia intensive

Kryeministri britanik Boris Johnson është nxjerrë nga reparti i terapisë intensive i spitalit “St Thomas” të Londrës ku po kurohet për koronaviruis. Ai qëndroi ...

20:42

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI