Flash

Mjeku Tritan Kalo: Ka dritë në fund të tunelit, ditët e vështira kaluan

Lapsi.al 9 April 2020
Mjeku Tritan Kalo: Ka dritë në fund të tunelit, ditët e

Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se lehtësimi i masave shtrënguese jo gradualisht, është i parakohshëm, nisur kjo nga eksperienca të ngjashme në Japoni dhe në Korenë e Jugut. Me besimin që puna dhe përkushtimi i mjekëve dhe durimi i qytetarëve ka nisur të shpërblehet, mjeku Kalo thekson se “ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine”.

“Deri më tash shpresoj se kemi ecur përmes shtegut të duhur e të mirëtrasuar, sipas parashikimeve të bëra prej nesh….MASAT e mara për kufizimin e kontakteve, vetëizolimin, higjenën dhe ushqyerjen e duhur, tregojnë se jemi në udhë të mbarë…” – shkruan Kalo.

“Liberalizimi i tyre jo gradual DHE i pa shoqëruar me të tjera masa shtrënguese, është në mendimin tim i parakohshëm nisur edhe nga eksperienca të ngjashme në Japoni dhe në Korenë e Jugut, të cilat ishin kundraproduktive me rinisjen e një vale të dytë infektimesh….Po ashtu edhe në Kinë vetëm dje pas lirimit te masave në Wuhan pati 67 raste të reja si dhe dy të vdekur nga Covid-19...” – shkruan Kalo.

“DEBATI shterpë lidhur me numurin e testimeve mundet edhe të vijojë, për sa kohë Politika vijon të prevaloje mbi Profesionalizmin, kudo dhe për çdo gjë në këtë Demon-kracinë tonë shpesh andro-menopauzike…DRITA fatmirësisht është shfaqur në fund të tynelit…PËR sa kohë na duhet ende të ecim në të?!…Vështirë të thuhet saktësisht, por ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine…” – shkruan Kalo. ©LAPSi.al

Të këshilluara

Boris Johnson del nga terapia intensive

Kryeministri britanik Boris Johnson është nxjerrë nga reparti i terapisë intensive i spitalit “St Thomas” të Londrës ku po kurohet për koronaviruis. Ai qëndroi ...

20:42

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI