Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino thotë se qytetarët duhet të mbajnë maska kur dalin nga shtëpia, pasi virusi qëndron për disa kohë edhe në ajër.
“Sëmundja do qarkullojë dhe për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur në çdo moment që shumë elementë të këtyre masave që e quajmë distancim social, unë do e quaja distancim fizik, të zbatohen, se kemi qenë shumë të lidhur.
Sipas studimeve kemi përqendrim të virusit në ajër, ndaj rekomandohen edhe ndryshimet e reja, çdo gjë adaptohet me të dhënat e reja, mund të mos kesh nevojë për maskë profesionale, por një maskë që të mbron, edhe një maskë kirurgjikale apo që bëhet me shtresat e duhura prej beze apo nape, apo cope mund të përdoret fare mirë”, - tha ndër Bino në emisionin “Open”. ©LAPSI.al