Flash

3 ditë që nuk përgjigjej/ Gjendet i vdekur një shtetas amerikan në shtëpinë e tij në Sarandë

Lapsi.al 8 April 2020
3 ditë që nuk përgjigjej/ Gjendet i vdekur një shtetas

Një amerikan me banim në Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij në Sarandë. 73-vjeçari, Robert Hood nga Alaska prej kohësh jetonte i vetëm në një apartament me qira, ndërsa kishte rreth 3 ditë që nuk po u përgjigjej telefonatave të një prej miqve të tij.

Nisur nga ky fakt, miku i tij njoftoi policinë, e cila së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe mjekësore kanë mundur të hyjnë në apartament, ku kanë gjetur pa jetë 73-vjeçarin. Nisur edhe nga situata e koronavirusit, trupi i tij do të përcillet drejt Tiranës për t'u bërë autopsia e shkakut të vdekjes. Në trupin e viktimës, por edhe në brendësi të apartamentit nuk janë vënë re shenja dhune apo shenja të tjera për të dyshuar për ndonjë akt kriminal.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI